E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zbulohen pjesë të avionit të rrëzuar në Mesdhe

Zbulohen ne Detin Mesdhe disa pjese qe besohet se i përkasin avionit te kompanisë EgyptAir me 66 persona ne bord te rrezuar nje dite me pare. Nje zedhenes i ushtrisë egjiptiane ka deklaruar se copëza te avionit dhe sende personale qe u përkasin pasagjereve te tij janë gjetur 290 km larg brigjeve te Aleksandrisë ne Egjipt. Lajmin e konfirmoi edhe kompania ajrore EgyptAir. Ne operacionin per gjetjen e mbetjeve jane përfshire anije ushtarake egjiptiane, greke, franceze e britanike, dhe helikopterë. Ndërkaq, hetimet per te zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie vazhdojnë. Ministri egjiptian i Aviacionit Sherif Fathi këmbëngul se mundësia qe avioni te jete rrezuar si pasoje e nje sulmi terrorist është me e madhe se ajo e nje defekti teknik. Por deri tani asnjë grup nuk ka marre pergjegjesine per ngjarjen. Grupit hetimor egjiptian ne Kajro i jane bashkuar edhe tre hetues franceze, tre britanike dhe nje ekspert teknik nga Airbus. Autoritetet franceze jane fokusuar edhe ne masat e sigurisë te zbatuara ne aeroportin e Parisit, ku kontrollet jane shtuar pas sulmeve terroriste te nëntorit te kaluar. Kjo tragjedi ndodh ne nje kohe te vështire per Egjiptin qe përballet me kërcënime per sulme, ndërsa vitin e kaluar nga nje sulm terrorist nje avion rus u rrezua ne gadishullin e Sinait.

Vazhdo të lexosh

Reklamë