E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbulohen parcelat me hashash në Memaliaj, shoqërohet kryeplaku

Kontrolli nga ajri I territorit ka zbuluar siperfaqe me kanabis të mbjella në zonën e Memaliajt.

Më konkretisht tokat me hashash u gjetën në fshatin Xhafaj dhe Krahës gjatë patrullimeve ajrore te forcave te policisë.

Sipas policisë në këto kater parcela ishin mbjellur rreth 300 bimë.

Uniformat blu kane shoqëruar në komisaritat kryeplakun e fshatit Xhafaj dhe përgjegjësin pyjor te zones.

Ministri I brendshëm Sander Lleshi ka vënë si afat datën 15 qershor që të zhduket cdo rrënjë kanabisi në vend, ndryshe policët dhe punonjësit e institucioneve vendore do të mbajnë përgjegjësi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë