Subscribe

2 tone e 55 kg është sasia e drogës së sekuestruar të dielën në fshatin Baz të  Matit. Kanabisi i papërpunuar ishte fshehur në ish-tunelet e strehimit dhe në disa kontenierë te kësaj zone. Në tunel policia gjeti 73 thasë, ndërsa 139 të tjerë u zbuluan në kontenier.

 

Operacioni i koduar “Kontinieri” çoi në pranga 33-vjeçarin Andrea Gjinaj. Ky i fundit, sipas policisë, kishte marrë më qera tokën ku ndodheshin kontinieri dhe tuneli.

 

Ndërkohë uniformat blu kanë shpallur në kërkim edhe pronarin e tokës. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti edhe një armë zjarri kallashnikov.

 

Ndërkohë në Vlorë, policia ka sekuestruar këtë të hënë 26 kg hashash dhe ka arrestuar në flagrancë Monsiljo Shian, 21 vjeç. I riu po udhëtonte në aksin rrugor Vlorë – Babicë e Madhe kur u ndoq nga agjentet e antidroges. Kanabisi i vendosur në katër thasë, ishte fshehur në bagazhin e automjetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *