E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zbulohen lëvizjet e vrasësve, Klaudio Prendi u ndoq për afro një orë nga atentatorët

Një tjetër kamer sigurie ka fiksuar atentatin mafioz ku humbi jetën i riu Klaudio Prendi në Tiranë.

Këto pamje tregojnë mjetin tip “Audi” që afrohet në kohën kur Prendi po hipte në makinën e tij, duke e qëlluar disa herë me një armë me silenciator.

Reklamë

Duke analizuar këto pamje si dhe të tjera të marra nga kamerat e bizneseve në zonë, hetuesit kanë mundur të zbulojnë itinerarin e autorëve.

Makina e tyre rezulton të jetë parë përgjatë rrugës “Xhanfize Keko”, për rreth një orë para krimit.

Kjo tregon se ata kanë ndjekur lëvizjet e të riut dhe kanë pasur dijeni të plotë se ai ndodhej në lokal.

Po ashtu, në asnjë moment në makinën e autorëve nuk janë hapur xhamat e zinj.

Bashkë me viktimën në lokal ishin edhe 3 efektivë policie, miq të tij.

Dy prej tyre e kanë dërguar menjëherë në spital drejt Traumës, ndërsa efektivi i tretë është vënë në ndjekje të autorëve, por mjeti “Audi” ka humbur gjurmët pa shkuar te rreth-rrotullimi i Shkozës.

Nga ana tjetër policia do të verifikojë edhe njëherë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Liqenit Artificial ku një vit më parë u vodh automjeti i autorëve.

Ndërkohë po pritet përgjigje nga autoritetet greke në lidhje me targat që i ishin vendosur makinës, nëse ato janë denoncuar si të vjedhura në Greqi apo jo.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë