Në përgjigje të pretendimeve mbi vend-ruajtjen e vaksinave në temperaturën që përcakton secila nga minus 70 gradë për Pfizer-Biontech deri në minus 20 për Modernën, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetin e tij social pamjet nga kapacitetet e sistemit ftohës në funksion të ruajtjes së çdo lloj vaksine që vendi ynë do të mundësojë.

Vendndodhja e parë është në depon farmaceutike të Spitalit Universitar “Nënë Tereza”.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

 

Për temperaturën minus 70 gradë janë për 250 mijë doza vaksinash në mënyrë të menjëhershme për vaksinë e Pfizer-Biontech, për të Modernës minus 20 gradë, kemi kapacitete për të pritur 950 mijë dozash njëkohësisht, ndërsa për vaksinat e llojeve të tjera, pra ato që kërkojnë dy deri në tetë gradë, kemi kapacitet deri në 9 milionë.

 

I dyti është në Institutin e Shëndetit Publik, aty ku po mbahen pjesa e mbetur nga 975 dozat e para të Pfizer-Biontech, që po shfrytëzohen për vaksinimin fillimisht të mjekëve, infermierëve dhe epidemiologëve.

 

 

SILVA BINO

 

DEPARTAMENTI I EPIDEMIOLOGJISE DHE SEMUNDJEVE INFEKTIVE

 

Ka kapacitete 50 mijë doza, përveç atyre që janë në QSUT. Aktualisht i ruan policia.

 

I vetmi shqetësim që kishte kryeministri ishte për të treguar se pa këtë investim të qeverisë, sistemi shëndetësor shqiptar do të gjendej në vështirësi për ruajtjen e vaksinë sipas parametrave të kërkuar nga kompanitë prodhuese.

 

“Ne magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave”, shkroi Rama në “Facebook”. 

 

Për autoritetet shëndetësore, kapacitetet edhe për dozat në pritje nga Pfizer-Biontech janë të mjaftueshme. Përveç depos farmaceutike në QSUT dhe asaj në ISHP, vend-ruajtja tjetër është në Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *