Edicioni 2023 i Konkursit të bukurisë “Miss Universe Albania & Kosova”, i cili si çdo vit ju fton të shihni dhe të njiheni me vajzat më të bukura shqiptare, është shumë pranë finalizimit të tij. Konkursi më i madh i bukurisë në vend, në prag të finales së 1 Qershorit në Pallatin e Kongreseve, ka zbuluar të ftuarit specialë që do të jenë pjesë e këtij edicioni. Emra te njohur të artit dhe muzikës, personazhe të shoëbiz, do ti bashkohen dy mbrëmjeve ku surprizat pritet të jenë të mëdha.

 

Me pjesëmarrjen e Mc Kresha dhe Lyrical Son, Soni Malaj, Elgit Doda, Erik Lloshi, Marsela Çibukaj, Yona, Erma Mici, Adrola Dushi, Armina Mevlani, Robert Berisha, Zana Krasniqi, Inger Skura, Albert Dumani, Fjodora Fjora, Ardit Roshi, Lindita Idrizi, Eraldo Rexho, Agnesa Vuthaj, Labinot Gashi, Ketrina Jarazi, Skerdi Faria, Margaret Shllaku, Florian Agalliu dhe Adela Cani.

 

Nën prezantimin e Teni Vllaçaj dhe Eriona Sejdiu, dhe producent Eduard Deda, Vizion Plus sjell spektaklin që bashkon 2 shtete, Shqipëri dhe Kosovë. Që nga viti 2014, një spektakël i vërtetë bukurie me një audiencë të shtrirë në mbi 195 shtete. Kompeticioni më i rëndësishëm në botë përsa i përket të bukurës “Miss Universe” konkursi më i ndjekur në botë me mbi 1.5 miliardë shikues.

 

Ashtu sikurse çdo vit mbrëmjes finale do ti paraprijë nata gjysmëfinale e cila do të zhvillohet në Venom Club, Prishtinë e do të transmetohet në 25 Maj në Vizion Plus dhe Klan Kosova.

 

Vajza qe zgjidhet FITUESE do të përfaqësojë SHQIPERINE dhe KOSOVEN në sytë e të gjithë botës, duke bere krenare te gjithe shqiptaret ne naten FINALE ne “MISS UNIVERSE” NE FOX TV.

 

Dy mbrëmje për të mos u humbur, nata gjysmefinale ne Venom Club, Prishtine me 25 Maj 2023 dhe nata finale live nga Pallati i Kongreseve ne Vizion Plus më datë 1 Qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *