Subscribe

Dy ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit me anë të llambave elektrike u zbuluan nga policia e Durrësit.

 

Operacioni i koduar “Led 2” u zhvillua në fshatin Derven në Krujë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve se në këtë zonë kultivohej kanabis në kushte laboratorike.

 

Hetuesit konstatuan se të ashtuquajturat “shtëpi bari” ishin ngritur nga 53-vjeçari, Gjergj Preni dhe 26-vjeçari, Klaidjon Luka, të cilët u arrestuan. Ndërkohë, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre Nertil Luka, 35-vjeç.

 

Gjatë aksionit u sekuestruan 17.1 kilogramë kanabis, një pjesë e të cilit në formë çokollate, 156 fidanë kanabisi të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba elektrike, 46 Drosela, 22 pllaka metalike të nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë.

 

Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

 

Vetëm gjatë këtij muaj policia ka zbuluar tetë “shtëpi bari” në total, gjashtë prej të cilave në qarkun e Durrësit. Zonë kjo, ku dhe operojnë më shumë grupet e strukturuara kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *