E shtunë, 31 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbulohen dy lokale ku organizohen lojërat e fatit në Tiranë, në pranga administratorët

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Multigames”, duke goditur dy subjekte ku organizoheshin ilegalisht lojëra fati përmes kompjuterëve dhe celularëve.

Në pranga ranë tre shtetas, përkatësisht administratorë dhe punonjës të lokaleve të konstatuara në shkelje.

Reklamë

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar të dyja subjektet, 6 njësi kompjuterike dhe monitorë, 4 celularë dhe bileta me baste sportive.

“Në vijim të kontrolleve të bazuara te puna operative, me objektiv evidentimin e subjekteve të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Multigames”.

Reklamë

Gjatë operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. K, 20 vjeç, S. M., 24 vjeç dhe E. B., 18 vjeç, pasi:
-në rrugën “Muhamet Deliu”, në lokalin që administronte 24-vjeçari dhe ishte punonjës shtetasin B. K., dyshohet se viheshin baste sportive, me celularë;
-në rrugën “Mysym Keta” , në lokalin ku ishte i punësuar shtetasi E. B., u gjetën 2 kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë