Subscribe

Policia malazeze ka identifikuar tre nga autorët që dhunuan barbarisht  shqiptarët Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi në afërsi të Zelenikës në shtetin fqinj.

Sipas mediave vendase, konflikti ka nisur për shkak të trafikut të mjeteve, ndërkohë autoritet kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në këtë zonë për të hedhur dritë mbi ngjarjen dhe për të zbuluar identitetin e autorëve të tjerë.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga ana tjetër, policia shqiptare bën të ditur se tre shtetasit shqiptarë të dhunuar janë kthyer mengjesin e kësaj të diele në pikën kufitare të Muriqanit.

Ata janë pritur nga drejtuesit e policisë, të cilët më pas i kanë shoqëruar deri në Spitalin Rajonal të Shkodër ku kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore.

Tre të rinjtë shqiptarët ishin nisur për në Gjermani me një mjet me targa gjermane, por befas u sulmuan nga një grup personash të cilët fillimisht goditën automjetin dhe më pas i sulmuan fizikisht duke i shkaktuar dëme fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe kryeministri malazez i cili ka thënë se institucionet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, duke shtuar se Mali i Zi duhet të jetë një vend që siguron paqen dhe sigurinë për pushuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *