E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:50 Në vijim ora 03:50: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Zbulohen arsyet e ndarjes midis Loredanës dhe Mozzik

Ditët e fundit në media qarkulloi lajmi se Loredana dhe Mozzik ishin duke kaluar një krizë në lidhjen e tyre dhe këto spekulime u konfirmuan edhe gjatë festës së ditëlindjes së reperes ku partneri i saj nuk ndodhej askund dhe nuk bëri asnjë urim.

 

“Situata nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u përballuar që prej shpërthimit të skandalit me çiftin zviceran, mirëpo Mozzik është kujdesur që t’i qëndrojë pranë Loredanës gjithë këtë kohë. Bllokimi i llogarive bankare në muajin qershor bëri që artistja të ketë probleme edhe më të thella emocionale. Mirëpo në këtë rast, vulën e mospajtimeve e kanë pasur çështje në lidhje me karrierën dhe të ardhmen e përbashkët”, është shprehur burimi.

 

Përveç kësaj edhe vëllai i Loredanës, Bekimi nuk i ndjek më në rrjetet sociale dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjo me të cilët gëzonte një marrëdhënie të mirë. Pas këtyre lajmeve ndjekësit e dyshes janë në pritje të një reagimi publik nga vetë Loredana dhe Mozzik./TRING

Vazhdo të lexosh

Reklamë