Policia Kombëtare në Spanjë ka arrestuar tetë persona me origjinë Lituaneze, Greke, Shqiptare dhe Spanjolle, si autorë të një grupi kriminal që merrej me kultivim dhe trafik droge.

 

Brenda operacionit të quajtur “Green Day”,  janë çmontuar katër plantacione marijuane me 2721 bime në totak dhe janë sekuestruar 485 kg droge.

 

Të mbjellat me kanabis ishin të vendosura në Castellón, Llíria dhe Burjassot (Valencia) .  Agjentët verifikuan që bimët ishin në faza të ndryshme të rritjes për të garantuar furnizim të vazhdueshëm në treg. Përveç kësaj, hetuesit konfiskuan sasi të ndryshme marijuane të gatshme për shpërndarje dhe konsumimin pasues, pasi të kishte kaluar procesi i përzgjedhjes dhe tharjes.

Në operacionet e vazhdueshme policia spanjolle zbuloi një ndryshim taktike nga grupet kriminale në këtë vend. Kanabisi nuk po mbillej më në zona të thella dhe shtëpi të pabanuara, por në vila dhe komplekse luksoze.

 

 

Plantacionet e fundit të zbuluara ishin të pajisura me pajisje komplekse ndriçimi , nxjerrës për të hequr ajrin e ndenjur, një filtër aromash, ventilator për të lehtësuar lëvizjen e ajrit, kohëmatës me të cilët kontrollonin funksionimin e sistemit, stacione meteorologjike dhe termo-higrometra të krijuar për të matur temperaturën dhe lagështinë.

 

Gjatë operacionit, agjentet sekuestruan disa prova materiale dhe asete te grupit. Mes tyre edhe dy automjete BMË luksoze pa targa regjistrimi, të vjedhura në nëntor të një Manises (Valencia ).

 

Po ashtu janë sekuestruar një pistolete Magnum, një armë gjahu, një hanxhar tehësh 50 centimetra, sisteme mbikëqyrjeje video me infra të kuqe, 189 llamba, 148 fole,, 22 kondicionerë, , dhjetë telefona celularë, transformatorë, stacione moti dhe qese paketimi me vakum.

Mediat spanjolle nuk bëjnë të ditur sesa shqiptarë janë arrestuar si të përfshirë në këtë grup kriminal.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *