18 baza armësh luftarake u zbuluan nga policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar “Kompleks”, i zhvilluar në bashkëpunim me SPAK. Ndërhyrja u shtri në disa zona të kryeqytetit, ndërsa u arrestuan Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Japupi dhe Arben Sufa dhe u shpallën në kërkim Sokol Gjura e Akil Kulla.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjatë aksionit të zhvilluar u sekuestrua dhe një arsenal i madh armësh, si: snajpera, kallashnikovë, antitankë, pistoleta, radio policie, silenciator si dhe municione të shumta luftarake.
Këtë persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sipas policisë, i kishin ngjitur bazat kryesisht në banesat e tyre. Ata i përdornin për të prodhuar dhe modifikuar armë e zjarrit të cilat më pas u shiteshin grupeve kriminale në të gjithë vendin. Kryesisht me prodhimin e armëve merreshin Bujar Japupi dhe Arben Sufa.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bujar Jaupi, me profesion tornitor, i cili u arrestua në flagrancë, janë gjetur dhe sekuestruar 25 silenciatorë për armë të ndryshme të prodhuara nga ky shtetas në tornon që kishte në përdorim në ambientet e banesës, një pistoletë me mulli dhe qindra pjesë për modifikimin dhe riparimin e armëve të zjarrit”, tha drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupi.
Po ashtu, gjatë hetimeve policia zbardhi dhe tre ngjarje kriminale të ndodhura më herët, ku rezultojnë të përfshirë Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi dhe Sokol Gjura, mes të cilëve atentati me tritol ndaj Artion Bylyku, kuantit të Domart Konjarit.
“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se së bashku dhe me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 18 tetor 2019, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar një person.”
I shpalluri në kërkim, Sokol Gjura dyshohet se së bashku me Ermond Jamakun dhe Enver Jamakun janë autorë të një tjetër sulmi me armë në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë.