E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zbulohen 11 parcela me kanabis në Krujë, arrestohen dy vëllezër dhe një 51-vjeçar

Policia ka zbuluar 11 parcela me kanabis në fshatin Zgërdhesh të Krujës.

Në këto parcela ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Reklamë

Tre persona, mes tyre dy vëllezër, u arrestuan si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas policisë, në pranga ranë shtetasit M. S., 23 vjeç dhe E. S., 32 vjeç (vëllëzër) dhe K. B., 51 vjeç, të tre banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë