Subscribe

Me ketë makine Policia e Beratit transportoi ne komisariat një pjesë nga sasia e madhe e prej 1.5 ton kanabis, e sekuestruar mesditën e së shumtës në zonën e Bogovës.

 

Operacioni u përqendrua në fshatin Përparim, ku gjatë kontrollit në tre banesa u gjetën dhe sekuestruan qindra kilogram hashash.

 

Ndërsa pak më vonë  në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, u gjetën edhe disa thasë të tjerë me kanabis që i përkisnin të njëjtit grup.

 

Policia arrestoi 6 persona, ndërsa shpalli në kërkim 3 të tjerë.

 

Sasia e madhe e kanabisit ishte bërë gati për transport me një kamionçinë, e cila u sekuestrua nga uniformat blu.

 

Në banesat e kontrolluara trafikantët kishin përdorur reflektor për tharjen e lëndës narkotike.

 

Në më pak se një muaj sasia e kanabisit të sekuestruar në zonën e Beratit dhe Skraparit arrin në 6 tonë, ndërsa në të gjithë vendin shkon në total 30 ton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *