Gjykata e Krimeve të Rënda dha masat e sigurisë duke lënë në burg 5 nga 11 personat e arrestuar në ndërtesën ku u gjet drogë në Derven të Fushë Krujës, ndërsa liroi 16-vjeçarin me iniciale E.N. Para gjykatës të ndaluarit janë shprehur se kushtet ekonomike i kanë detyruar të pranojnë ofertat e Kujtim Rexhepit për të punuar në kapanonin ku u gjet dhe sekuestrua 1.3 ton drogë e gatshme për t’u hedhur në treg. Gjykata caktoi masë arresti me burg dhe për 18-vjeçarin Besmir Vathi. Të shtunën para gjykatës pritet të dalin të konsideruarit organizator të këtij grupi kriminal përfshi pronarin e magazinës Kujtim Rexhepi, Erald Bardhoku, Gazmir Gjokea, Nilson Gega, Gjovalin Gjokea dhe Aurel Gjokeja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *