Te gjithë te rinjtë qe nuk rezultuan fitues ne te dyja raundet ne Universitete, tashme mund te përfitojnë nga spostimi i listës. Kandidatet qe kalojnë sipër “vijës se kuqe” kane dy dite afat për t’u regjistruar. Ashtu siç pritej, as raundi i dyte nuk i ka plotësuar kuotat e pranimeve ne Universitete. Ne mbyllje te kesaj faze, shkollat e larta deklaruan dhjetëra vende te lira, ndërsa nga kjo e hënë kane nisur shtesat. Kandidatet fitues nga ulja e vijës se kuqe i jane drejtuar qe herët ne mëngjes sekretarive te fakulteteve. Përmes programit te ngritur enkas per këtë proces nga Ministria e Arsimit kandidatet ndoqën per dite me radhe lëvizjen e listës, regjistrimet e konkurrenteve dhe shanset e tyre per t’u pranuar me shtesa. Ngjyra jeshile mbi kodin e tyre personal u tregoi degët ku jane fitues. Kandidatet qe shpallen fitues me spostimin e listës kane dy dite kohe për t’u regjistruar. Pas ketij afati e humbin këtë mundësi dhe vendet bosh qe plotësohen nga te rinj qe presin me poshtë ne liste. Universiteti i Tiranës ka vendosur qe shtesat t’i vazhdoje deri ne 27 tetor, duke mos djegur asnjë kuote. Ne 20 tetor ne shkollat e larta nis viti i ri akademik.