Rruge të boshatisura dhe postblloqe të shumta policie, keto janë pamjet e Tiranës mbrëmjen e të shtunës.

 

Të vetmet lëvizje gjate oreve te vona te darkes kanë qenë ato të disa automjeteve të autorizuara si dhe ato të forcave ushtarake që po inspektojnë rrugët e kryeqytetit pas hyrjes në fuqi të orarit të ri.

 

Shefi i shtabit te Pergjithshem, Bardhyl Kollçaku tha per Vizion Plus se aksioni është shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe se do të vazhdojë për aq kohë sa e kërkon emergjenca kombëtare.

 

Ai leshoi nje paralajmerim edhe per qytetaret e pabindur duke deklaruar se askush nuk do te lejohet te shkele rregullat.

 

Nderkohe para ores 13 Tirana ishte plot lëvizje duke shpërfillur rrezikun e përhapjes së COVID-19.

Marketet, tregjet dhe dyqanet e tjera u përballen me fluks të madh te qytetareve të cilët shfrytëzuan për tu furnizuar me ushqime. Ne markete dhe tregje qytetaret nuk e respektuan distance, duke neglizhuar rregullat e tjera të higjienës. Te gjithë nxituan dhe mbajtën radhe ngjitur me njeri-tjetrin për te bere furnizimin e dy diteve.

Ne disa raste forcat e armatosura ndërhynë per te ngritur nga lulishtet qytetaret e pabindur

Neglizhenca e qytetarëve detyroi qeverinë të ndryshonte fashën orarit për lëvizjen e tyre nga ora 05:00 dhe deri në 13:00. Pas këtij orari çdo dyqan apo market në të gjithë Shqipërinë u mbyll deri në orën 05:00 të ditës së hënës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *