Një grup kriminal është shkatërruar në qytetin e Durrësit kete te marte.

 

Bëhet me dije se janë vënë në pranga 14 persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale , ndersa 45 te tjere jane shpallur ne kerkim.

 

Grupi u godit pas pengmarrjes së dy vëllezërve Beqiraj dy dite me pare ne autostraden Durres-Tirane.

 

Fill pas kesaj ngjarje ku njeri nga vellezerit u dhunua fizikisht dhe pastaj u la i lire, te rinjte kane vendosur te deshmojne.

 

Mes te tjerash, vëllezërit Beqiraj kanë rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjen e ‘Don Boskos” ne Tirane,  në janar të këtij viti, ku mbeti vrarë Erion Çela dhe u plagosën katër të tjerë në ambjentet e një lokali.

 

Ne fakt objektiv i atentatit duhet te ishte Gerond Hasanbelli, por Kevin Zeneli qe mori persiper atentatinb ngaterroi objektiv duke qelluar ndaj vellezerve nga Dibra Erjon dhe Blerim Cela.

 

Sipas skemes se zberthyer deri me tani, Kasander Noga nje emer i njohur i botes se krimit, kishte porositur vellezerit Beqiraj per vrasjen e Gerond Hasanbelliut, me te cilin ai ishte ne hasmeri.

 

Vellezerit Beqiri te cilet do te paguheshin nga 50-150 mije euro per kete vrasje, kane kontraktuar Kevin Zenelin, ndonese ne fund ai ngaterroi objektiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *