E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zbehet protesta në Universitetet e rretheve, një pjesë në auditore

Protesta në universitetet e rretheve ka nisur të zbehet. Në Vlorë 30 studentë janë mbledhur para rektoratit të universitetit “Ismail Qemali”.

 

Ata u shprehen se janë në mbështetje të kauzës studentore ne Tirane për përmbushjen e 8 pikave.

 

Reklamë

Te rinjte deklaruan se do të vijojnë protestën, ndërsa u shprehen mosbesues ndaj vendimit te djeshëm te senatit akademik për plotësimin e 5 kërkesave.

 

Studentet thanë se janë penalizuar nga mungesat për pjesëmarrjen ne proteste,çka sipas tyre bie ndesh me njëren nga 5 pikat e miratuara te henen.

 

 

Edhe në Elbasan e Durrës vetëm studente iu bashkuan protestës. Ndërkohë mësohet se në auditore kete te marte vijoi procesi mësimor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë