Subscribe

Gjatë orëve të fundit ka pasur të dhëna kontradiktore në lidhje me numrin e deputeteve që shqiptarët e Luginës së Preshevës do të dërgonin në parlamentin serb.

Ndonëse mbrëmjen vonë të dielën u shpërndane informacione se lista e përbashkët e partive shqiptarë ka marrë katër mandate, të dhënat zyrtare të mengjesit të kësaj të hënë, e përgjysmojnë numrin e deputeteve në vetëm 2.

Lajmi u konfirmua edhe nga analisti shqiptar nga Bujanoci, Nexhat Behluli në një lidhje që pati me emisionin e mengjesit në Vizion Plus, “7 pa pesë”.

Një rezultat që ul pak entuziazmin në fakt, ndonëse sërish mund të konsiderohet sukses unifikimi i spektrit politik shqiptar në Luginë dhe për më tepër fitimi I një mandate më shumë në raport me legjislaturën e fundit ku patëm vetëm një deputet.

Ketë herë në parlamentin serb, shqiptarët e Luginës do të përfaqësohen nga Shaip Kamberi dhe Argjend Bajrami.

Deri tani në Serbi janë numëruar 96% e votave dhe 4% i mbetur nuk do të ndryshojë asgjë mesa duket, as për shpresën e marrjes së mandatit të trete.

Zgjedhjet në Serbi u fituan me rreth 64% të votave nga partia e Presidentit Vucic e cila deri tani ka marrë 191 deputete nga 250 që ka në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *