E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Zbehet” Covid në Kosovë: Sot, vetën një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të premten është regjistruar një viktimë me koronavirus.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 25 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 2.370 mostrave.

Reklamë

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 8 tetor, 362 persona janë shëruar derisa mbi 1.335 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.966 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 598.551 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 821.418 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 8 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 33.2 për qind e popullsisë së përgjithshme./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë