Subscribe

Ne vjeshte rreth 600 prokurore e gjyqtare nga kreu i organit te akuzës e anëtaret e Gjykatës se Larte deri tek prokurori e gjyqtari i shkalles se pare do t’i nënshtrohen procesit te Vetingut, i pari rezultat i drejtpërdrejte i reformës ne drejtësi.

Sistemi i rivlerësimit ngrihet me qëllim që të garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, pavarësia e sistemit të drejtësisë, si edhe të rikthehet besimi i publikut tek institucionet e këtij sistemi.

Ditën  qe projektligji per Vetingun hyn ne fuqi, fillon procedura e vlerësimit të aftësisë profesionale për të gjithë prokuroret e gjyqtaret. Brenda 30 ditëve ata janë te detyruar te plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe formularin e deklarimit për kontrollin e figurës; qe përbejnë 3 komponentët e Vetingut, per te cilat ne fund do te gjykohet nese do te qëndrojnë ne detyre apo do te shkarkohen. I gjithë procesi do te mbikëqyret rrepte nga ndërkombëtaret; roli i te cilëve ndezi debatin politik dhe çoi ne bllokimin e reformës per jave te tera deri ne finalizimin e amendamentit kushtetues.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit. Ky Operacion përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe bashkëpunimit Euro-Atlantik dhe udhëhiqet nga Komisioni Europian.

Tashme pritet qe ndryshimet kushtetuese te dekretohen nga president i Republikës, firma e te cilit ne ketë rast është formale, pasi nuk ka te drejte t’i ktheje per rishqyrtim, e 2 jave pas botimit ne fletoren zyrtare  reforma ne drejtësi te hyje ne fuqi. Por nje pjese po kaq e rëndësishme sa kushtetuta janë edhe 7 ligjet, nje prej te cilëve eshte ligji per Vetingun; te cilet ende nuk është e qarte nëse do te miratohen ne 28 korrik apo do te shtyhen per ne shtator, pasi opozita nuk ka marre pjese ne hartimin e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *