Epidemiologu Erion Dasho shprehet se masat kundër koronavirusit që duhet të ndërmarrin institucionet arsimore mbeten në kufijtë e propagandës.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai qartëson se distancimi, maskat dhe dezinfektimi i ambienteve të shkollës ne mënyrë të vazhdueshme përkthehen në disa milionë euro në muaj.

Sipas tij, planifikimi, organizimi, financimi dhe zbatimi i masave anti-covid është thelbi i çështjes. Në rast të kundërt, shton Dasho, shkollat janë duke rinisur një tjetër aventurë të rrezikshme për shëndetin e shqiptarëve.

“KU JANË PARATË?! Ditën e hënë fillon shkolla. Teorikisht, mësuesit dhe nxënësit do të ruajnë distancën 2m, do të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës, sanitarët do të dizinfektojnë klasat disa herë në ditë, korridoret dhe tualetet çdo dy orë, etj., etj. PERFEKT NË LETËR!!! Problemi është që për mijëra shkolla që ka Shqipëria, kjo përkthehet në disa miliona Euro çdo muaj: detergjentë, maska (çdo mësues ka nevojë për të paktën 2 maska në ditë), sanitarë shtesë për çdo shkollë, etj. Në rast nevoje, mësimi duhet të zhvillohet online. Ka familje që nuk kanë mundësi të paguajnë pajisje smart dhe lidhje me internet. Miliona të tjera nevojiten… Të nxjerrësh vendime dhe udhëzime është e lehtë! Të bësh video propagandistike po ashtu është e lehtë! Kur këto “masa” mbeten thjesht në kufijtë e propagandës, rrezikojmë një situatë të dytë si ajo ku qytetari paguan vetë për testin, pacienti paguan vetë për trajtimin në shtëpi, familjari paguan për respiratorin CPAP në spital, kurse komiteti mburret se mjekimi për COVID po jep rezultate të kënaqshme…  PLANIFIKIMI, ORGANIZIMI, FINANCIMI DHE ZBATIMI I MASAVE ANTI-COVID ËSHTË THELBI I ÇËSHTJES! JO NË 14 SHTATOR, POR ÇDO DITË TË VITIT SHKOLLOR! JO VETËM NË KUSHTET E VERËS, POR EDHE NË SHI, BORË, NGRICË, ETJ! PËRNDRYSHE, SHKOLLAT JANË DUKE U HAPUR NË MËNYRË TË PASIGURT, DUKE RINISUR NJË TJETËR AVENTURË TË RREZIKSHME PËR SHËNDETIN E SHQIPTARËVE!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *