E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Zbardhni vrasjen e Aleks Nikës”

Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 10 vite nga ngjarja e 21 Janarit, ku mbetet të vrarë në bulevard 4 qytetarë, vrasja e njërit prej tyre, Aleks Nikës ka mbetur pa autor.

Kjo ka bërë që familjarët e viktimës, t’i drejtohen Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut ku kanë paditur shtetin shqiptar që sipas tyre nuk ka bërë hetimet e duhura për zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se Gjykata ndërkombëtare ka marrë shqyrtimin e padisë dhe tashmë është nisur drejt institucioneve shqiptare kërkesa e Strasburgut.

Vrasja e Nikës është ende duke u hetuar, pasi policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të përcaktojnë se cila nga armët e Gardës që ka qëlluar në 21 janar I ka shkaktuar vdekjen protestuesit Aleks Nika.

 

Më shumë video

Reklamë