E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zbardhet vrasja e Vasil Dervishajt ne Vlore, identifikohen autoret

Dy dite pas ekzekutimit t 29 vjecarit Vasil Dervishaj ne lagjen “Pavarësia”, tek ish Kombinati ne Vlore, policia ka identifikuar dy autoret e dyshuar, ndersa jane arrestuar bashkëpunëtorët e tyre.

 

Sipas burimeve zyrtare, ekzekutoret jane nga Tepelena me banim ne qytetin bregdetare.

 

Reklamë

Nderkohe te arrestuarit jan Nekid Arapi, 21 vjeç dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjec nga Vlora. Ata  akuzohen se kan përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Per arsye te hetimit, emrat e autoreve nuk jan bere te ditur nga policia por u jane dhene vetem inicialet. E.A., 31 vjeç, dhe A.C., 28 vjeç.

 

Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, si dhe një automjet tip “Audi” me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.Por megjithese ka konfirmuar e vrasesve te Vasil Dervishajt policia eshte treguar e rezervuar ne dhenien e detajeve per motivet ekzekutimit te 29 vjecarit.

Më shumë video

Reklamë