E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zbardhet vrasja e Kurbinit

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Lezhës ka arritur të zbardhë vrasjen e te riut Ervis Zyba në Kurbin. Në pranga kane përfunduar dy persona të përfshirë në ngjarje ndërsa jane shpallur ne kërkim dy të tjerë dyshuar si autorët. Sipas policisë, rezulton se dy te rinjtë Xhevahir Lika dhe Elgert Cara ishin të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta prej rreth një viti. Ndërsa mesnatën e se enjtes, Elgert dhe Dorjna Cara kane qëlluar në drejtim të mjetit ku ishin Xhevahir Lika dhe viktima Ervis Zyba. Në këto momente ka ardhur dhe kundërpërgjigjja me arme dhe nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë 20-vjeçari Zyba. Për këtë ngjarje u prangosën Xhevahir Lika dhe Drilon Leka, ku, ky i fundit rezulton se është edhe pronari i lokalit ku ndodhi krimi.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh