Policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë zbardh dhe dokumenton e vrasjen e ish policit Santiago Malko.

 

8 persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e kryer në datë 27 gusht 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Falë provave të administruara nga grupi, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur si masë sigurimi personal “Arrest me burg” në mungesë, ndaj shtetasve:

 

  1. D., E. D., I. S., O. L., D. A., A. M.,  Xh. N., (të shtatë banues në Tiranë) dhe F. H., (M.,) banues në Vlorë.

Gjykata I ka klasifikuar shtetasit e mësiperm në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuarit për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

 

Ndërkohë, më herët  po për këtë ngjarje është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe shtetasi B. T.,  banues në  Tiranë . Ai ka dhënë informacione te vlefshme në lidhje me organizimin e vrasjes së 26 vjecarit Santiago Malko nga 8 personat e shpallur në kërkim.

 

Grupi hetimor gjatë veprimeve procedurale ka arritur të gjej dhe sekuestroj në cilësinë e provës materiale 8 automjete, mes tyre dhe automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *