Subscribe

Gjykata Kushtetuese ka publikuar te mërkurën vendimin e zbardhur per mandatin e deputetit socialist Koco Kokedhima. Ne 11 dhjetorin e vitit te kaluar Gjykata i dha te drejte Partisë Demokratike ne raport me parlamentin duke sanksionuar se deputetet nuk kane te drejte te marrin vendime per mandatin e kolegeve te tyre, kompetence qe i takon vetem kushtetueses por nga ana tjetër gjykata rrezoi kërkesa e opozitës, qe Kokedhimes t’i hiqej mandati i deputetit.
Ne vendimin prej 29 faqesh te Gjykatës Kushtetuese sqarohet shprehimisht:
“Në rast se kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në gjykatën kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.”
Prej me shume se nje muaji opozita ka bere apel qe ky vendim te zbardhet e tashme mbetet qe vendimi i kushtetueses te botohet ne fletoren zyrtare per te hyre ne fuqi. Pas këtij momenti ka dy skenare ose parlamenti mbledh këshillin e legjislacionit per te dhene opinion per mënyrën e zbatimit te këtij vendimi e me pas vendos seanca ose parlamenti thjesht voton dërgimin ne Gjykate Kushtetuese te pretendimit te demokrateve se Koço Kokedhima duhet te humbëse mandatin e deputetit, pasi ka përfituar nga fondet publike ne kundërshtim me Kushtetutën. Vendimi i Gjykatës është i vlefshëm edhe per rastin e deputetes Valentina Leskaj për te cilën gjithashtu parlamenti vendosi te mos e dërgoje ne gjykate; edhe deputeti Rakip Suli per te cilin demokratet kërkojnë t’i hiqet mandati do t’i nënshtrohet shqyrtimit te Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *