Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar për rrëzimin e kërkesës se ish-kryetarit te bashkisë se Kavajës Elvis Rroshi. Rroshi kishte kërkuar nga Gjykata shpalljen antikushtetuese te vendimit te qeverise per shkarkimin e tij, por edhe shpalljen antikushtetues te ligjit për dekriminalizimin; por te dy pretendimet u hodhën poshtë nga Gjykata. Me publikimin ne fletoren zyrtare te këtij vendimi, presidenti i republikës Bujar Nishani ka 48 ore për te dekretuar datën e zgjedhjeve per kryetarin e Bashkisë se Kavajës. Ajo qe ende është e paqarte është fakti nëse opozita do te marre pjese ne këtë proces zgjedhor. Deri tani qëndrimi i PD dhe i aleateve te saj është qe nuk do te hyje ne asnjë proces elektoral deri ne krijimin e qeverise teknike, dhe ky qëndrim vlen edhe per Kavajën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *