Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin per ndërprerjen e procesit te vetingut per ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili nuk mund te punoje ne sistemin e drejtësisë per 15 vitet e ardhshme. Ajo qe bie ne sy është se trupa gjykuese nuk sqaron asgjë per dokumentacionin e mbledhur gjate 3 muajve qe u zhvillua vetingu.

 

Ne dokumentin prej 5 faqesh nuk thuhet nëse jane gjetur apo jo shkelje te ligjit nga ish-kreu i organit te akuzës dhe nese do t’i drejtohen prokurorisë per hetime te mëtejshme, nese janë konstatuar shkelje. Vendimi sqaron vetëm se ne baze te arsyetimit te Gjykatës Kushtetuese ne momentin e dorëheqjes procesi i vetingut per Adriatik Llallën ndërpritet. Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla dha dorëheqjen  nga e drejta qe i jep ligji per t’u emëruar ne Gjykatën e Apelit ne 12 shkurt. Vetëm 3 dite me vone Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi vendimin per t’i refuzuar hyrjen ne SHBA te Adriatik Llallës dhe familjes se tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *