Zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës Civile të Tiranës, që njohu si drejtues legjitim të PD-së, Komisionin e Rithemelimit.

 

Vendimi i arsyetuar është bazuar në statutin e miratuar nga PD më 17 korrik 2021, ku i jepet e drejta çdo anëtari dhe delegati të thirrin me kërkesë të 1/4 prej tyre mbledhje të jashtëzakonshme, siç ishte edhe kuvendi i 11 Dhjetorit.

Vendimi thotë gjithashtu se gjykata ka kryer verifikime të thelluara mbi regjistrimin e delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

 

Në bazë të dokumentacionit të konsultuar, gjykata arriti në në përfundimin se numri i tyre tejkalonte minimumin e kërkuar nga Statuti, për të thirrur Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit.

 

“Gjykata sqaron që verifikimi i legjitimimit të palëve në përputhje me nenin 176 të Kodit të Procedurës Civile është detyrim thelbësor i proceduesit civil. Në përmbushje të këtij detyrimit, Gjykata pasi kreu verifikimin e aspektit formal të akteve të përfaqësimit, duke i gjetur ato të rregullta dhe në përputhje me ligjin procedural. Për shkak se në secilin mbi 4200 formularët e kërkesave të depozituara për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, nënshkruesit e identifikonin veten përveçse me gjeneralitetet përkatëse, edhe me funksionin me të cilin mbanin në strukturat e PD. Gjykata verifikoi në radhë të parë secilin nga pozicionet e nënshkruesve, përfshihej në listën e funksioneve që përbëjnë Kuvendin Kombëtar të PD. Gjykata verifikoi edhe nëse shtetasit nënshkrues të thirrjes së Kuvendit Kombëtar përfshiheshin në listën emërore të funksionareve të PDSH, të cilët në momentin e thirrjes së tij përbënin listën e Kuvendit kombëtar. Për këtë qëllim gjykata pasi administroi provat shkresore, vrenjti se listat bashkëngjitur këtyre dokumenteve përbëjnë listën e plotë zyrtare të deklaruar të shtetasve, të cilët përbënin Kuvendit Kombëtar të PD në momentin e thirrjes së tij nga anëtarësia”,

 

Ky vendim është dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri më 25 mars, veprim që u parapri me dorëheqjen e Kryetarit Lulzim Basha dhe i ka dhënë të drejtë Komisionit të Rithemelimit të drejtojë PD deri në zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të forcës politike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *