Subscribe

Nga Blerina Cene

Nën dyshimin se ka kryer korrupsion në privatizimin e Klubit Sportiv Partizani, Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin pse Sali Berisha duhej izoluar në shtëpi, një kërkesë kjo e bërë nga SPAK. Gjyqtarja Irena Gjoka për të cilën ish- kryeministri ka kërkuar katër herë përjashtimin, ka arsyetuar se Berisha në pozitën e ligjvënësit nuk duhet të kishte përkrahur mosbindjen ndaj vendimeve gjyqësore, as të përfitonte prej pozitës së tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Politikanët duhet të tregojnë përmbajtje dhe të mos përfitojnë nga pozita e tyre dominuese e mundshme në institucionet shtetërore për të heshtur kritikat, veçanërisht duke përdorur procedurat civile ose penale kundër kritikëve. Politikanët duhet që në parim, të ruajnë besimin e popullit në institucionet demokratike dhe të shmangin përdorimin e argumenteve demagogjike kundër vendimeve të gjykatave, sulmojnë gjyqtarë individualë ose inkurajojnë mosbindje ndaj vendimeve gjyqësore.

Është pikërisht funksioni që ushtron Sali Berisha si deputet i Kuvendit – thuhet në vendim – që mund të ndikojë edhe në zhdukjen e provave, ndërsa fakti që ai nuk i është bindur urdhërit të gjykatës, krijon premisa që ai t’i shmanget hetimit.

Si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por edhe funksionit të tij aktual si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shtetasi nën hetim i lartpërmendur, për shkak të marrdhënieve të krijuara si rezultat i ushtrimit të funksioneve të mësipërme dhe influencave që mund të ketë tek persona të tjerë, vijon të ekzistojë mundësia që të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave. Gjykata duke patur parasysh rrethanat që kanë të bëjnë me personalitetin e tij, që lidhet pikërisht me moszbatimin e vendimeve të gjykatave, sa i përket diskutimit të rrezikut të largimit, në raport me faktin penal për të cilin ai dyshohet, çmon se këto rrethana vijojnë të jenë ende ekzistuese.

Nga ana tjetër, gjyqtarja Irena Gjoka arsyeton edhe pse ndaj Berishës pranoi kërkesën e SPAK, për t’i ndaluar komunikimin.

Mund të konsiderohet e nevojshme në disa shoqëri demokratike të sanksionohen apo edhe të parandalohen të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin ose justifikojnë urrejtjen e bazuar në intolerancë, me kusht që ‘formalitetet’, ‘kushtet’, ‘kufizimet’ ose ‘gjobat’ e vendosura janë në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur.

Sipas Gjykatës, Berisha enkas nuk i ka zbatuar urdhërimet që e detyronin atë të paraqitej tek oficeri i policisë gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *