Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë tjetër përveç...

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i...

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në...

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër...

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen! Ja kush...

Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë rrëmbyer nga...

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak i nxehti...

I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës...

Zbardhet vendimi i GJKKO për Beqajn, akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit

6 Korrik 20:16

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për ish-ministrin e Shqëndetësisë Ilir Beqaj dhe bashkëpuntorin e tij Ermal Kurtulajn.

Në vendimin e GJKKO thuhet se Beqaj u arrestua nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC).

Lexo edhe :

Related Posts

GJKKO la Beqajn në burg, avokati i ish-ministrit: SPAK e ka personale, tentativë për ta denigruar si figurë
SPAK kontrolle në shtëpinë e Ilir Beqaj në Vlorë

Vetë Beqaj gjatë seancës ka mohuar akuzta, ndërsa ka kërkuar lirinë duke ofruar 50 milionë lekë të vjetragaranci pasurore.

Në vendimin e GJKKO, Beqajt i është vazhduar masa e sigurisë arrest në burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mashtrim” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu në burg është lënë Ermal Kurtulaj, i cili dyshohet se në bashkëpunim me Beqajn ka abuzuar me fondet e BE-së.

Masa është lehtësuar vetëm për Alfred Nikollën, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 07.2024, Nr. Regj.Them. 73, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt:“1.Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosura për personat nën hetim; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla, të dyshuar për veprat respektive; 3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Bledar Leka dhe Bjona Ziaj, të dyshuar për veprat respektive; 4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale për personin nën hetim Elton Marini, të dyshuar për veprën penale respektive”.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenin 112, 228, 229, 230, 234, 237, 238, 248, 249, 260 të K.Pr.Penale dhe Vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë nr. 7, datë 14.10.2011, me Vendimin Nr. 73, datë 06.07.2024.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ilir Hamid Beqaj,i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni  257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrim” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda parashikuar nga nenet 143/2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ermal Xhemal Kurtulaj,i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë publikë”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni  260 dhe 25 i Kodit Penal, “Mashtrim” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda parashikuar nga nenet 143/2/3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Alfred Nikollaq Nikolla,i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publike”, parashikuar nga neni  245 i Kodit Penal dhe “Mashtrim” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda parashikuar nga nenet 143/2/ 3 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”,parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Alfred Nikollaq Nikolla.

Në referim të nenit 237, pika 1 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Alfred Nikollaq Nikolla, të qëndrojë në banesën e tij me adresë: Rruga “Tish Daija”, Kompleksi “Kika 2”, Nd. 32, H4, Ap. 54, Nj. Adm. Nr. 5, Tiranë.

Në referim të nenit 237, pika 2 dhe 3 të K.Pr.Penale, kontrolli dhe mbikëqyrja  e kësaj mase të bëhet nga shërbimet e  policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetimAlfred Nikollaq Nikolla.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Elton Koli Marini,i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”, me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/ 3 i Kodit Penal.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Bledar Shpend Leka,i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrim” kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 143/2 i Kodit Penal.

Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Bledar Shpend Leka, të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore Samet Gurguri, pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 12.00.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Bjona Bexhet Ziaj,e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Bjona Ziaj, të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore Samet Gurguri, pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 12.00.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Tiranë më datë 06.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Beqaj GJKKO Vendimi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë tjetër përveç dorëheqjes, drejtësia vonon por nuk harron!

më shumë...

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i turpshëm, bie ndesh me traditën shqiptare të mikpritjes

më shumë...

Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja në Maliq ndërron jetë në banesë, gjendet pas disa ditësh nga vajza

më shumë...

Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë rrëmbyer nga histeria e algoritmit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

3:07

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç,...

2:38

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj, 8...

2:16

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë...

1:51

Banorët shembin rrethimin në Kakome, qindra banorë...

1:43

Olen Cezari, koncert në Durrës, tingujt klasikë...

1:27

Incidenti me heqjen e flamurit nga protestuesja,...

12:38

Ekselentja fiton olimpiadën, Aila Kola fiton garën...

12:36

Shkollat verore hapen për nxënësit, programe të...

12:11

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit:...

11:59

Djali i kishte ikur në Greqi për...

11:30

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në...

11:20

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në...

11:08

Rritet në 956 numri i rasteve me...

10:44

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë...

10:18

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen!...

10:05

Arrestohet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat...

9:49

Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë...

9:46

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak...

9:01

I riu përplaset nga dy makina njëra...

8:58

Disa protestues, natën në shesh, bëjnë thirrje...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • 60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arr...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.