Është finalizuar operacioni ‘Himara’ kundër veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve në bregdetin e Himarës.

 

 

Pas një hetimi disa mujor u ekzekutuan masat e sigurisë për veprat penale “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

 

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 6 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

 

Masa e sigurisë “arrest në burg”, u ekzekutua për shtetasit:

-Vasillaq Strakosha 67 vjeç, banues në Vlorë;

-Edmond Marko, 51 vjeç, banues në Himarë;

-Pandeli Prifti, 42 vjeç, banues në Himarë;

-Zaho Bollano, 58 vjeç, banues në Himarë;

-Aleks Bifsha, 64 vjeç, banues në Vlorë;

-Elton Marko, 41 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet aktualisht në -IEVP Vlorë, i arrestuar më parë, për një tjetër vepër penale.

 

Ndërsa u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”, për shtetasin Irakli Gjiçali., 68 vjeç, banues në Himarë.

Po kështu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

-Mihal Sila, 68 vjeç, banues në Himarë;

-Aleks Kiçani, 64 vjeç, banues në Himarë;

-Kristo Dhima, 68 vjeç, banues në Himarë.

Sakaq vijon hetimi për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *