E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbardhet skema e mashtrimit: Infermierja vidhte kartat ID të pacientëve dhe merrte kredi

Policia e Tiranës ka arrestuar një infermiere, e cila i vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për të marrë kredi në emër të tyre.

 

Reklamë

Në pranga ra Elisabeta Bardhollari, 39 vjeçe dhe Orjada Hoxha, 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, si dhe është proceduar penalisht A. H.

 

Në njoftim thuhet se Bardhollari, vidhte kartat e identitetit të pacientëve dhe ato ia dorëzonte shtetases Hoxha, e cila punonte shitëse në një dyqan shitjesh elektroshtëpiake.

 

Këto karta identiteti, ajo më pas i përdorte për të marrë kredi. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektroshtëpiake me vlerë rreth 40. 000. 000 lekë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë