Subscribe

SPAK ka bërë rekurs në Gjykaten e Lartë për dënimin e Sajmir Tahirit edhe për akuzen e “Trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër grupit strukturuar kriminal” duke dalë kundër dënimit për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

 

SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë kthim për rigjykim në Apel të çështjes me një trupë të re gjyqtarësh. Kjo masë përfshin edhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Pritet që brenda javës të pandehurit të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

 

GJKKO mori vendimin për Tahirin në muajin shkurt, duke e dënuar 5 vjet, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të dënohet 3 vite e 4 muaj burg.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *