Opozita e bashkuar ka rënë dakord për një platformë bashkëpunimi, e cila institucionalizon koalicionin opozitar për zgjedhjet e ardhshme.

 

Partitë opozitare kanë rënë dakord se 4 janë shtyllat kryesore të cilat do tgë ndihmojnë në garantimin  e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

Kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

 

Opozita e bashkuar thekson se eshte e domosdoshme krijimi i kushteve të domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlamentare dhe vendore në Shqipëri, përmes dhënies fund të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, oligarkia dhe korrupsioni i lartë shtetëror; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit.

“Kemi vendosur daljen në një Koalicion të Bashkuar Opozitar në zgjedhjet e ardhshme në vend.

Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, është formimi i një Qeverie Tranzitore, me mandat të posaçëm për

Rikonfimojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur, dhe se shprehim gadishmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm e të shpejtë të Shqipërisë në familjen europiane.

Jemi të vendosur për të ndërmarrë çdo aksion politik, institucional apo ligjor, për realizimin e kushteve që sigurojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për t’i dhënë fund kapjes së qeverisjes dhe zgjedhjeve nga krimi i organizuar dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.”

Krijimin e klimës së besimit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, jashtë çdo ndërhyrje politike.

 

Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për antarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo Reforme të nevojshme për këtë qëllim.

 

Platforma është nismë e Kryetarit të Partisë demokratike, Lulzim Basha, i cili, pas arritjes së dakortësisë me partitë parlamentare të opozitës do ta zgjerojë koalicionin edhe me parti të tjera jashtë Parlamentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *