E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 5 minuta më parë
Video · Sport

Zbardhet padia e plote e Panuccit, do 100 mijë euro dhe dënimin e Nishanit

Një ditë pas lajmit të bërë publik se trajneri  i kombëtares së futbollit ka paditur për shpifje dhe fyerje ish- presidentin e Republikës Bujar Nishani, Vizion Plus, ka zbardhur të plotë padinë prej 8 faqesh të teknikut Panuçi. Nëpërmjet saj, trajneri i skuadrës tonë kombëtare të futbollit kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh, dënimin civil të ish- Presidentit të Republikës. Po ashtu italiani, kërkon detyrimin e Nishanit nga Gjykata, që të përgënjeshtrojë shkrimin e tij në rrjetin social facebook.

Padia i referohet statusit të Nishanit, të publikuar me 29 maj 2018, pas ndeshjes Shqipëri- Kosovë, e luajtur në Zvicër dhe e fituar nga Kosova me rezultatin 3- 0.

 

Reklamë

Kosovë- Shqipëri 3- 0. Bravo Kosova. Panuçi një sharlatan që po shkatërron edhe atë që ishte ndërtuar.

Sipas paditësit, një qëndrim i tillë, përbën fyerje të kryer botërisht e cila i ka përcjellë publikut një informacion të rremë keqdashës me cenimin e nderit të paditësit. Po ashtu padia thotë se pasojat e një reagimi të tillë janë më të rënda nga sa do të ishin, nëse thëniet do të ishin të një sportëdashësi të zakonshëm. Për këtë shkak, Panuçi i referohet faktit që Nishani, ka mbajtur më parë funksionin e Presidentit të Republikës. Për të hedhur poshtë pretendimet e Nishanit Panuçi ka renditur cv-në e tij të publikuar në enciklopedinë Wikipedia si dhe karrierën e gjatë në klube si Milan, Roma, Real Madrid Genoa, Inter Chelsea etj.

Më shumë video

Reklamë