Është zbardhur ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, ku u dogj qëllimisht automjeti “BMW X5”. Policia ka arrestuar, autorin, 42-vjeçarin Gazment Merkaj.

Lexo edhe :

Related Posts

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e datës 02.03.2024, në lagjen “24 Maji”, ka djegur me lëndë djegëse automjetin tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit A. S., për shkak të konflikteve të vazhdueshme me këtë shtetas, pas vjedhjes me armë në banesën e vjehrrit të tij.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe si rezultat i provave të siguruara nga veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit “BMW X5”, më datë 02.03.2024, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Flames 2”, në kuadër të të cilit u vu në pranga për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasi:

G. M., 42 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje me armë”, njofton policia.

Kush është Gazment Merkaj:

42-vjeçari i arrestuar sot rezulton një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, pasi është dënuar më parë me 3.4 vite burg. 6 vite më parë ai është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës bashkë me një armë zjarri pistoletë që e mbante në çantën e dorës.

Para oficerëve, ai u shpreh se e mbante armën për shkak të kërcënimeve që kishte marrë.

Nga ky moment, Gazmend Merkaj u bë “pentito” i drejtësisë pasi vendosi të tregonte para oficerëve dhe hetuesve të gjithë ngjarjet e vrasjet makabre që kishin ndodhur në Vlorë, për të cilat ai kishte drejtpërdrejt dijeni.

Ai ka treguar se i ruhej kërcënimeve nga fiset Llanaj e Xhaferaj sepse kishte dijeni për eleminimin e anëtarëve të secilit fis.

39 vjeçari tha në Polici se Albano Xhaferaj, baba i dy fëmijëve është vrarë për shkaqe hasmërie me urdhër të Edison Harizajt. Sipas të penduarit të drejtësisë, Albano Xhaferaj kishte dijeni për personat që tentuan të eleminonin në atentat Ferdinant Llanajn në tetor 2017. Ky i fundit mundi të jetonte.

Këtë fat nuk e pati Albano Xhaferaj, i cili sipas të arrestuarit të sotëm Gazmend Merkaj, u vra brenda në makinë me një çekiç.

Dëshmia e fortë e 39 vjeçarit në Policinë e Vlorës rrodhi në media e sigurisht edhe tek persona të tjerë të përfshirë në ngjarjet kriminale në qytetin bregdetar. Gazmend Merkaj e drejtoi gishitn pikërisht drejt Edison Harizajt për vrasjen e Albano Xhaferajt. Kjo do të bënte që pak kohë pas rrëfimit të Merkajt, ai të ekzekutohej me breshëri kallashnikovi.

I njohur me nofkën “faqedjeguri”, Edison Harizaj ishte ndër personat më të fuqishëm mes grupeve kriminale të Vlorës. I vdekur bashkë me të në një makinë në Durrës, mbeti dhe shoku i tij, Genci Caci, shkruan newsbomb.al. Pas dëshmisë së Gazmend Merkajt, vrasjet për hasmëri në Vlorë janë ndezur pasi ka pasur dhe disa episode të tjera, me persona të ekzekutuar dhe zhdukur.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *