E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbardhet ngjarja në Durrës, autori me kërcënimin e një pistolete lodër tentoi të vidhte para nga dyqani i këmbimit valutor

Durrës- Zbardhet brenda pak orësh, tentativa për vjedhje në një dyqan këmbimi valutor.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, Erind Lubishta. Mesditën e djeshme, 30-vjeçari tentoi  të vidhte në një dyqan këmbimi valutor në Durrës.

Reklamë

Ky shtetas dyshohet se më datë 12.04.2024, rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, ka hyrë në një dyqan këmbimi valutor dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të vjedhë një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta lodër dhe veshjet që ka patur autori i dyshuar, gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/ 

Vazhdo të lexosh

Reklamë