Zbardhet marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë në Washington

“Vizion Plus” zbardh përmbajtjen e marrëveshjes historike të firmosur mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë para presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Marreveshja për normalizimin ekonomik mes dy vendeve permban 16 pika.
Në marrëveshjen e nënshkruar theksohet se: Kosova do të jetë pjese e minishengenit ballkanik; do të hapet pika e kalimit kufitar të Merdares, do te behet njohja reciproke e diplomave, do te punojne së bashku me SHBA –të për ndarjen e liqenit te Ujmanit, si burim uji dhe energjie.
Kosova do të vendosë nje moratorium 1-vjecar per kerkesat ne organizatat nderkombetare, ndersa Serbia nuk do te terheqe njohjet per nje vit. Po ashtu, Kosova dhe Izraeli do te arrijne njohjen reciproke.
Serbia dhe Kosova bien dakord të ecin përpara me normalizimin ekonomik duke rënë dakord për sa vijon:
- Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e autostradës Beograd-Prishtinë të nënshkruar më parë në 14 Shkurt 2020,
- Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen hekurudhore Beograde-Prishtinë të nënshkruar më parë në 14 shkurt, 2020.
- Kosova dhe Serbia do të punojnë me Korporatën Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar të SH.B.A. dhe EXIM në memorandume mirëkuptimi për të funksionalizuar: Autostraden e Paqes; Lidhjen hekurudhore midis Prishtinës dhe Merdare; Lidhjen hekurudhore midis Nishit dhe Prishtinës; Sigurimi i financimit për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla e të mesme. Do të hapet edhe pika e kalimit kufitar të Merdares
- Të dyja palët do të bashkohen me “zonën mini-Shengen”, të njoftuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor 2019 dhe do të përdorin plotësisht përfitimet e saj.
- Të dyja palët do të njohin reciprokisht diplomat dhe certifikatat profesionale.
- Të dyja palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe ente të tjera të përshtatshme të Qeverisë së SHBA, në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit Gazivode / Ujmani, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë.
- Të dyja palët zotohen të mbrojnë dhe promovojnë lirinë e fesë, duke përfshirë komunikimin e rinovuar ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe dhe vazhdimin e rikthimit të pronës hebreje të trasheguar nga periudha e holokaustit.
- Të dyja palët zotohen të shpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar e personave të zhdukur.
- Të dyja palët zotohen të përcaktojnë Hizballah në tërësinë e saj si një organizatë terroriste dhe të zbatojnë përfundimisht masat për të kufizuar operacionet dhe aktivitetet financiare të Hizballah në juridiksionet e tyre.
- Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar për anëtarësimin e ri në Organizatat Ndërkombëtare.
- Serbia do të bie dakord për një moratorium një vjeçar të fushatës së saj të njohjes dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare e ndonjë Organizate Ndërkombëtare për të mos e njohur Kosovën, si një shtet të pavarur. Të dyja marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë. Kosova dhe Izraeli bien dakord të njohin reciprokisht njëri-tjetrin.
- Të dyja palet do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të furnizuar nga shitës të pabesueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit. Kur pajisjet e tilla janë të pranishme, të dyja palët angazhohen për heqjen dhe përpjekjet e tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.
- Të dyja palët do të punojnë me 69 vende të kriminalizojnë homoseksualitetin dhe për të nxitur dekriminalizimin.
- Të dyja palët do të rrisin kontrollimin e pasagjerëve në linjat ajrore, shkëmbimin e informacionit midis tyre dhe brenda kornizës së bashkëpunimit më të gjerë të SH.B.A.-së në Ballkan, dhe do të angazhohen për ngritjen e teknologjisë për të luftuar aktivitetet e paligjshme duke zbatuar dhe personalizuar sistemet e kontrollit.







