E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zbardhet lista e drejtorëve rajonal në Shkodër që janë dorëhequr

Pas urdhërit të dhënë nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e të mërkurës së Kryesisë së PS kanë dhënë dorëheqjen 6 drejtorë të Shkodrës.

 

Kështu mësohet se ka dhënë dorëheqjen drejtori I Drejtorisë Arsimore Rajonale në Shkodër, Kadi Ymeri, drejtori i Bujqësisë, Mustaf Kraja, drejtori I HEC Vau I Dejës, Luan Heta, drejtori i Postës Shkodër njëherës kryetar I PS në këtë qytet, Edmond Emini, ai I Administratës së Zonave të Mbrojtura Agim Dardha si dhe drejtori I Shëndetit Publik, Astrit Beci.

 

Reklamë

Ndërkohë ende nuk është konfirmuar dorëheqja e drejtorit të Spitalit të Shkodrës Adrian Dajti.

 

Shkarkimi I drejtorëve erdhi pas ngjarjes së Valdrin Pjetrit, I cili u akuzua nga PD për mashtrim në formualrin e dekriminalizimit.

 

Kreu i këshillit bashkiak të qytetit Shkodër, Brisela Kadia deklaroi dje pas mbledhjes me kryeministin se drejtorët e rinj do të emërohen nga të njëjtat institucione por në bashkëpunim me komunitetin qytetar. Ajo tha gjithashtu se prioritet në emërimet e reja do të kenë gratë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë