E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zbardhet emri/ Kush është i riu që u vra nga polici

Zbulohen të tjera detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën “Dritan Hoxha”. Burimet bëjnë me dije se 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga një efektiv policie është Klodjan Rasha.

 

Viktima ka qenë i dënuar në vitin 2016 për plagosje të lehtë me dashje dhe për pengmarrje. Ai humbi jetën pasi u qëllua nga një polic. I riu nuk ndaloi kur efektivët e thirrën dhe më pas u drejtoi atyre një send, që ngjante si armë zjarri.

 

Reklamë

Nisur nga rrethanat, punonjësi i policisë e plagosi Klodjan Rashën, por ai humbi jetën në spital. Efektivi është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

 

Më shumë video

Reklamë