Subscribe

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Sokol Mjacaj ka qëlluar fillimisht në drejtim të Arben Lleshit, teksa kanë qenë në ajrosje.

Lexo edhe :

Related Posts

Në momentin e ngjarjes, Lleshit i ka dalë në mbrojtje Indrit Shaqja, ku për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore.

Autori Sokol Mjacaj është neutralizuar dhe po merret në pyetje nga prokurori. Paraprakisht dysohet se arma që Mjacaj përdori për të vrarë Lleshin është futur me dron në ambientet e burgut.

Ndërkohë që pas ngjarjes së rëndë, ministri i Drejtësisë është nisur menjëherë drejt Peqinit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *