Subscribe

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë në Klos.

 

Mësohet se konflikti ka qenë mes familjeve Hasula, Shira dhe Mjeshtri.

 

Vizion Plus mëson se fillimisht ka pasur një konflikt mes tre adoleshentëve, ndërsa baballarët e tyre janë takuar për tu sqaruar.

 

Njëri prej tyre, ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën e zjarrit, ku dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

 

Përveç vdekjes së babë e bir, pak më vonë është vetëvrarë Shyqyri Mjeshtri.

 

Deri tani janë arrestuar dy persona, Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, si të dushuar të përfshirë në konflikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *