Subscribe

Briken Sanaj 39 vjeç jetonte prej 1 viti te rezidenca e ‘Kodrës së Diellit’ në Tiranë, aty ku mbrëmjen e së dielës u qëllua për vdekje me armë zjarri.

 

 

Briken Sanaj njihej nga rojet e rezidencës me identitetin Anton Gjini, por në dokumentet zyrtare emri i tij është Briken Sanaj.

 

 

Sanaj rezulton pa precedent të mëparshëm penal.

 

 

39-vjeçari sapo kishte parkuar makinën në garazh para se të ekzekutohej. Ai u takua me 3 shokë të tij dhe në atë moment u qëllua me kallashnikov nga një distancë e afërt.

 

 

Viktima mori 3 plumba në trup, që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Briken Sanaj u dërgua në spital në gjendje të vdekur.

 

 

Mësohet se 39-vjeçari u qëllua nga një automjet tip Benz në lëvizje. Kjo makinë, disa minuta më vonë u gjet e djegur në Qafë Kashar. Autorët e kishin braktisur mjetin.

 

 

Ndërkohë, forca të shumta policore shkuan në vendngjarje, ndërsa u ngritën shumë postblloqe. Disa persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje.

 

 

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *