Subscribe

I dyshuari si ekzekutori i Devi Kasmit mohon te jete i përfshirë ne krim. Shtetasi grek Eftimiso Eftimiu është marre ne pyetje nga hetuesit dhe mësohet te jete shprehur i habitur nga arrestimi për vrasjen e pak ditëve me pare duke thënë se kishte ardhur ne Shqipëri për pushime. Burimet bëjnë me dije se gjate deklarimeve te tij ish pjesëtari i forcave speciale greke ka pranuar se njihej vetëm me njërin nga te arrestuarit e grupit kriminal mbi te cilin rendon vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmi. Por Eftimiu nuk  ka dhënë shume detaje mbi raportet e tij me Aurel Hoxhallarin.

 

Ndërkohë hetueseve u kane lindur dyshime te tjera se shtetasi greke kishte ardhur ne Shqipëri për te marre një ngarkese droge dhe se dyshohet qe te jete prishur pazari mes grupit te Aurel Hoxhallarit tashme ne kërkim dhe Devi Kasmit i cili u ekzekutua pranë shtëpisë se tij. Këto dyshime janë përforcuar edhe nga gjetja e një sasie droge te pastër ne shtëpinë e Kasmit.

 

Shtetasi grek u arrestua ne atë qe policia e konsideron si bazën e grupit kriminal, një vile ne zonën e Mezezit. Sipas Policisë te gjithë te arrestuarit si pjese e bandës se drejtuar nga Aurel Hoxhallari kishin role te ndryshme.

 

Pista kryesore e hetuesve është ajo qe e klasifikon Eftimios Eftimiu si vrasës me pagese i porositur nga grupi i Hoxhallarit. Por nuk përjashtohet as mundësia qe eliminimi i Devi Kasmit te ketë si motiv larjen e hesapeve për shkak te prishjes se pazareve te drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *