Kancelarja gjermane Angela Merkel së bashku me presidentin francez Emmanul Macron, do të presin në Berlin liderët e Ballkanit perëndimor.

 

Sipas axhendës së publikuar, Merkel do të presë fillimisht kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.  Më pas, ajo do të zhvillojë një bisedë kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, por pa dhënë më shumë detaje për temën e diskutimit.

 

Pas takimit me Ramën, kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me presidentin francez macron, pasuar nga deklaratat për shtyp nga të dy liderët.

Takimi i Ballkanit Perëndimor është parashikuar të nisë vetëm pas mbërritjes se krerëve të shtetit dhe qeverive të Kosovës, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Sllovenisë dhe Kroacisë. Pjesë e Samitit do të jenë edhe përfaqësuesit e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *