7 janë pikat kryesore që do të diskutohen në samitin që do mbahet sot në Tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor,
-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;
– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;
-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;
-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;
-sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar;
-shtimi i bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor;
-heqja e “Roaming” me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të zotohen për mbështetje dhe përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së, në takimin që do të mbajnë në Tiranë, sot, me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ata, po ashtu, pritet të kërkojnë nga vendet e rajonit që të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave të përbashkëta.
Këto porosi do të jenë pjesë e së ashtuquajturës “Deklaratë e Tiranës“, draftin e së cilës e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.