Rreth 2 javë nga rrëzimi i helikopterit EC 145 në Grizhdë të Malësisë së Madhe, kanë dalë këtë të premte edhe rezultate e para të autopsisë që kanë përcaktuar se piloti Donald Hoxha ka gjetur vdekjen, si pasojë e një goditje në qafe, ndërsa Floran Delia ka humbur jetën si pasojë e mbytjes. Ndërkohë ushtari i plagosur Gerald Baramuça, sipas ekspertëve, ka shpëtuar si pasojë e shkëputjes së bishtit së mjetit fluturues, duke dalë nga hapësira e tij.  Për këtë ngjarje, Prokuroria e Tiranës ka pyetur dy inxhinierët të regjimentit të Farkës, në lidhje me rrëzimin e helikopterit në liqenin e Shkodrës, teksa ushtari i plagosur Baramuça nuk ka dashur të japë detaje për grupin hetimor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *